Shkolla fillore "Ibrahim Kelmendi" në Preshevë preket nga zvogëlimi i nxënësve
Në shkollën fillore "Ibrahim Kelmendi" në Preshevë vitin shkollorë 2017/2018 e kanë filluar afro 1400 nxënës në 74 paralele mësimore në kushte të përshtatshme.Besa Sahiti, drejtoresh pranë kësaj shkolle për tv”Aldi” është shprehur se shqetësuese vazhdon të mbetet zvogëlimi i nxënësve dhe teprica teknologjike.
Ajo theksoi se me aktivin e shkollës janë munduar që të zgjidhin problematikën e mësimdhënësve duke përjashtuar disa raste në lëndë të caktuara.
Vitin e kaluar kjo shkollë fillore kishte afro 1500 nxënës me 76 paralele por nxënësit vazhdojnë të përballen me mungesë të teksteve shkollore në gjuhën shqipe./Titulli.com/